Shtatë të vdekur dhe 313 raste të reja me Coronavirus në Kroaci

Prishtinë | 12 Sht 2020 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit, u regjistruan 261 raste të reja me infeksion të virusit SARS-CoV-2 dhe numri i rasteve aktive në Kroaci është 2429.

Midis tyre, 313 pacientë janë në spital, nga të cilët 24 janë duke u trajtuar me oksigjeno terapi.

Gjithashtu janë rapotuar se shtatë persona kanë ndërruar jetë shkaku i coronavirusit, ku mesin e tyre kishte të sëmurë kronik, raporton index.hr.

Që nga 25 shkurti, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, një total prej 13,368 njerëz të infektuar me coronavirus janë regjistruar deri më sot, nga të cilët 218 kanë vdekur dhe 10,721 janë shëruar.

Ndryshe, 8955 persona janë në vet-izolim gjersa deri më tani, një total prej 216,495 njerëz janë testuar. 

Të ngjashme