Shtatë të vdekur dhe 385 raste pozitive në Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 18 Dhj 2020 | 15:20 | Nga Fitore Berisha

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Shëndet Publik, Naser Ramadani njoftoi se në 24 orët e fundit kanë rezultuar 385 raste pozitive në Covid-19, ndërsa shtatë persona kanë humbur betejën me Coronavirusin, raporton Ekonomia Online.

Rastet e vdekjeve janë nga Komuna e Klinës, Prizrenit, Deçanit, Gjakovës, Gjilanit dhe Graçanicës.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.442 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 385 raste pozitive”, tha ai.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se gjendja në spitale vazhdon të jetë e rënduar.

“Aspekti klinikë në spitalet tona vazhdon të mbetet i rënduar me gjith numrin e rënies. 795 pacientë që janë duke u mjekuar në siptalet tona, gjendja e 51 prej tyre është e rënduar”, tha Krasniqi.
Tutje ai theksoi se furnizimi me ilaçe vazhdon të jetë i qëndrueshëm.

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (80, 73 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Deçan 1 rast (86 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Graçanicë 1 rast (73 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 48.337 raste nga 169.653 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.240 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 351 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 35.790 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.307.


Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 153 raste, Pejë 37 raste, Podujevë 34 raste, Ferizaj 30 raste, Gjakovë 19 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Gjilan 12 raste Vushtrri 10 raste, Drenas 9 raste, Istog 8 raste, Klinë 8 raste, Lipjan 8 raste, Obiliq 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 6 raste, Suharekë 6 raste, Rahovec 4 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Hani Elezit, Novobërdë, Shtime dhe Skenderaj.


Të ngjashme