Shtatë të vdekur gjenden pranë një liqeni në Panama

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Policia në Panama po heton vdekjen e shtatë të rinjve, trupat e të cilëve janë gjetur në një pyll në afërsi të një liqeni, shkruan BBC.

Viktimat – katër femra dhe tre meshkuj të moshës nga 17 deri 22 vjet – janë gjetur në afërsi të liqenit Gatun, 80 kilometra në veri të kryeqendrës, Panama City.

Ata kishin qenë në një grup prej 14 personave në këtë udhëtim në liqen. Shtatë që kishin ikur, thanë se dy persona të armatosur i sulmuan.

Një person është arrestuar, sipas zyrës së prokurorit publik. Grupi prej 14 të rinjve ishte nisur të premten për të ecur në liqen. Disa nga viktimat kishin lëndime të marra nga të shtënat me armë, ka thënë prokurori Adolfo Pineda.

“Ishte vërtetë një ngjarje shokuese”, ka thënë ai.

Ende nuk dihet motivimi i sulmit. Autoritetet po kërkojnë në zonën ku janë gjetur trupat. Pesë nga trupat janë gjetur në një strehimore në breg afër liqenit, ndërsa dy tjerë jashtë.

Mediumet lokale kanë raportuar se familjarët e viktimave kishin njoftuar policinë të premten.

Të ngjashme