Shtatë persona kanë vdekur të enjten në Shqipëri, si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur përmes një njoftimi.
Janë regjistruar edhe 1,001 raste të reja, nga testimi i 3,956 të dyshuarve për koronavirus, thuhet sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 16,427.