Së paku shtatë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur kur një bombë shpërtheu pranë një hoteli pranë aeroportit ndërkombëtar në kryeqytetin somalez Mogadishu, sipas zyrtarëve të spitalit.
Grupi i armatosur al-Shabab mori përgjegjësinë për sulmin e së hënës, njofton Klan Kosova.
Nura Hassan, një infermiere në spitalin Madina tha se pranuan shtatë persona të vdekur dhe 27 të tjerë më plagë. Rreth 17 prej tyre kanë plagë të rënda, tha ajo për agjencinë e lajmeve Reuters.
Ahmed Bashane, një oficer i policisë, i tha agjensisë së lajmeve të DPA se shumica e të vrarëve ishin civilë.
Numri i të vdekurve mund të rritet pasi dhjetëra të tjerë u plagosën.