Shtatë vjet nga vdekja e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri

Prishtinë | 09 Qer 2025 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Sot janë bërë shtatë vjet që kur legjenda e futbollit, Fadil Vokrri u nda nga jeta.

Në përvjetorin e shtatë, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me mikun e madh të futbollit kosovar, Jerome Champagne si dhe bashkëpunëtorët e tij, ka bërë homazhe te varri i Vokrrit.

“Ata shprehen mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të Vokrrit në afirmimin dhe zhvillimin e futbollit kosovar. I përjetshëm kujtimi për Legjendën!”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Të ngjashme