Shtatëdhjetë fermerë janë pajisur me makina mjelëse, në Komunën e Malishevës. Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka theksuar se sektori i bujqësisë, do të vazhdojë të mbetet prioritet për qeverisjen komunale.
“Bujqësia duhet dhe është prioritet i Qeverisë lokale dhe këtë lloj të përkrahjes do ta keni edhe në vitet në vazhdim. Ju uroj që në rend të parë të keni shëndetin dhe t’i gëzoni këto makina, të cilat padyshim që ju nevojiten”, ka theksuar Berisha.
Ndërkaq drejtori i Bujqësisë, Murat Hoxha, ka deklaruar se drejtoria që ai drejton, është duke u munduar që në vazhdimësi të sigurojë përkrahje, si në mekanizëm për fermerët, ashtu edhe me subvencione të tjera, në mënyrë që të fermerëve t’i lehtësohet puna e përditshme, sepse bujqësia vazhdon të mbetet fusha kryesore e zhvillimit ekonomik.