Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka komentuar shtensionimin e situatës në veri të vendit.
Në llogarinë e tij në Twitter, ai e ka theksuar rëndësinë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njofton Klan Kosova.
“Diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje. Mirëpres lidershipin e përgjegjshëm të Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti. Punë e madhe ekipore e BE-së, ShBA-së dhe KFOR-it”.
“Faleminderit të gjithë të përfshirëve! Tani kemi nevojë për përparim urgjent në Dialog”.