Shtëpia e Bardhë është duke planifikuar që të dëboj sa më shpejt presidentin Donald Trump nga zyra e tij, duke paralajmëruar se ai është një kërcënim për demokracinë.
Trump po akuzohet për “nxitje të kryengritjes” pas trazirave vdekjeprurëse në Kongresin Amerikan, javën e kaluar.
Demokratët dhe një numër në rritje i Republikanëve deklarojnë se ai është i papërshtatshëm për Shtëpinë e Bardhë dhe se mund të bëjë edhe më tutje dëme të mëdha.
Ndërkaq, FBI-ja ka paralajmëruar për mundësinë e protestave të armatosura në Washington dhe në shumë shtete të tjera nga besnikët e Trumpit, afër ditës kur do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të Joe Biden si president i ri i ShBA-së, më 20 janar.