Shtëpia e Bardhë shkarkon shefin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë

Prishtinë | 04 Pri 2025 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Administrata Trump ka shkarkuar kreun e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe Komandës Kibernetike të SHBA-së, Timothy Haugh.

Siç raporton BBC, transmeton Klankoosva.tv, largimi i gjeneralit Haugh vjen mes asaj që duket të jetë një spastrim më i gjerë i zyrtarëve të lartë të sigurisë në agjenci dhe në Shtëpinë e Bardhë.

Demokratët kanë thënë se janë “thellësisht të shqetësuar” nga ky veprim dhe thonë se ai rrezikon sigurinë kombëtare.

Nuk është e qartë pse u hoq gjenerali Haugh, por kjo vjen pas një takimi midis Presidentit Donald Trump dhe aktivistes së ekstremit të djathtë, Laura Loomer të mërkurën.

Të ngjashme