Një hetim i bërë nga një rival i njohur republikan i presidentit Donald Trump, lidhur me atë nëse Trump ka marrëdhënie biznesore me Rusinë, bëri që Shtëpia e Bardhë të bëj një përgjigje të pazakonshme.
Senatori republikan, Lindsey Graham, që kryeson nënkomisionin për Drejtësi të Senatit, që po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, ka ngritur pyetjen për lidhjet e mundshme biznesore të Trumpit me Rusinë.
“Unë nuk jam prokuror. Por nëse më pyesni mua nëse dua të di nëse lidhjet biznesore të Trumpit me Rusinë janë të papërshtatshme, përgjigja ime do të ishte po”, tha Graham.
Komentet e Graham bën që Trump të kërkonte nga një firmë ligjore që t’i dërgonte Graham një letër të certifikuar, ku thuhet se “ai nuk ka asnjë biznes në Rusi; ai nuk ka asnjë lidhje me Rusinë”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.
Graham më vonë i tha CNN se për tu sqarkuar kjo çështje do të ndihmonte nëse Trump do të publikonte të ardhurat tatimore.