Shtëpia e Bardhë thotë se Zelensky u përzu

Prishtinë | 28 Shk 2025 | 20:37 | Nga Ekonomia Online

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy është urdhëruar që të largohet nga Shtëpia e Bardhë bashkë me delegacionin e tij.

Siç shkruan CNN, presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkuan në dhoma të ndara pas debatit të nxehtë që e patën në Zyrën Ovale, me palën ukrainase që thuhet se donin që bisedimet të vazhdonin.

Shtëpia e Bardhë, megjithatë, e bëri të qartë se ishte koha që ata të largoheshin, transmeton Klankosova.tv.

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, Trump urdhëroi që ukrainasve t’u thuhet të largohen.

Të ngjashme