Nisma për restaurimin e shtëpisë së politikanit Xhafer Deva, u kritikua sot nga ambasadori gjerman në Kosovë, John Rohde, për të cilën çështje u shpreh i shqetësuar.
Pas tij, edhe mediat serbe nuk po e presin aspak mirë këtë projekt, kjo pasi gazeta serbe Kurir renovimin e kësaj shtëpie e ka quajtur skandal.
Madje në njërin prej artikujve të tyre, Xhafer Devën e cilësojnë ‘’Hitler të Kosovës’’.
‘’SKANDAL: Shqiptarët po e rinovojnë shtëpinë e Hitlerit nga Kosmeti, me ndihmën e BE-së dhe UNDP-së’’, thuhet në titullin e numrit të kësaj gazete.