Një shtëpi kolektive ku banonin disa familje është përfshirë nga zjarri dje në orët e pasdites.
Policia njofton se në rrugën Kritalevë në Trepçë në rrethana të panjohura është përfshirë nga flakët kjo shtëpi.
Njësitë relevante kanë dal në vend të ngjarjes dhe nga ana e zjarrfikësve është shuar zjarri.
Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime të lehta trupore, kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Rasti është duke u hetuar.