Këngëtari i njohur Labinot Tahiri dhe familja e tij duket se kanë hyrë në frymën e festave të fundvitit.
Duket se shtëpia e tyre është dekoruar enkas tashmë për fundvit, duke marrë një pamje magjepsëse – ashtu siç tradita e fundviti e do.
Ka qenë bashkëshortja e tij, Hana Jakupi – Tahiri, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook një pamje të ambientit më luksoz të shtëpisë së tyre të dekoruar për fundvit.
Bredhi me zbukurime dhe oxhaku i ndriçuar duket të jetë elementi kyç që ia shtojnë edhe më tepër hijeshinë shtëpisë së tyre në këto ditë festash.
Çifti përndryshe janë prindër të tre fëmijëve: dy djemve dhe një vajze.
Përkundër angazhimeve të shumta në jetën profesionale, Labi përpiqet që të jetë gjithmonë sa më pranë më të dashurve të tij.