Të gjithë i pëlqejnë veturat që janë të bërë për kamping, por shtëpitë luksoze që mund të merren kudo sigurisht janë shumë më të pëlqyera.
Kompania Land Ark ka prodhuar një të tillë të quajtur Draper, e e cila duket më shumë si një shtëpi reale se sa një që mund të merret me vete për kamping, transmeton koha.net.
Shumica e veturave, kamionçinave madje edhe autobusëve që bëhen për kamping, edhe mund të quhen si shtëpi të vogla me rrota, por asnjëra nga këto nuk ofrojnë kuzhinë të madhësisë reale sikurse në shtëpi me frigorifer të madh e hapësirë për t’i shërbyer një ekipi të futbollit.
Posedon edhe banjë super të madhe, shtrat të madh, madje ka edhe lavatriqe.
Druri i ngrohtë e me ngjyra natyrale, e bën këtë të përsosur për pushime.