Shtëpia-shkollë e njohur si ‘Shkolla e Hërticëve’ në Prishtinë, para luftës u shërbeu shumë gjeneratave për arsimim.
Në mes të një parcele, shkolla e cila dikur nxori dhjetëra gjenerata ka mbetur gërmadhë. Jeta Rafauna, asambliste nga radhët e LDK-së në Kuvendin e Komunës së Prishtinës ka publikuar një fotografi të shkollës, ku edhe ka reaguar ashpër për mos kujdesin e sajë nga Komuna e Prishtinës.
Reagimi i asamblistes Rafuna:
Shtëpia-Shkollë e Hërticëve gjatë viteve të okupimit shërbeu si rezistencë kombëtare dhe aty u shkolluan me dhjetëra gjenerata. Sot ky monument i rezistencës ka mbetur në mëshirën e fatit dhe tash është i rrezikuar të shembet në shenjë pakujdesie dhe pa mbrojtje komunale. Vlen të theksohet që vitin e kaluar Komuna e Prishtinës ka shfrytëzuar vetëm 25 përqind të mjeteve të dedikuara për trashëgiminë kulturore, gjë që Komuna ka mundur ti dedikoj një pjesë të këtyre mjeteve në renovimin e këtij monumenti kombëtar, dhe në këtë formë kjo shtëpi-shkollë të shëndrrohet në një pikë kyçe turistike për komunën tonë. Mungesa e ideve nga ana e Kryetarit për zhvillimin e kulturës në komunën tonë e sjellë Komunën edhe në gjendje ku kemi tepricë buxhetore.