Shtërpca zgjedh jashtëligjshëm zv.kryesuesin e komuniteteve

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 11:09 | Nga

Vendimin e Kuvendit Komunal të Shtërpcës i 26 shkurtit për zgjedhjen e zëvendëskryesuesit të KK-së është konstatuar i jashtëligjshëm nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo ministri me kohë e kishte njoftuar Komunën për procedurat se si zgjidhet zëvendëskryesuesi i komuniteteve derisa si rast i veçantë dy anëtarët më të votuar të subjekteve PDK dhe VV kishin marrë nga 949 vota, mirëpo sugjerimet e MAPL-së nuk patën gjetur zbatim.

Në vendimin e fundit të MAPL-së, dërguar Komunës së Shtërpcës e, të cilin e ka siguruar KD-ja, midis të tjerash, thuhet se MAPL-ja pas shqyrtimit përmbajtjes së aktit të Komunës për zgjedhjen e zëvendëskryesuesit të komuniteteve, vlerëson se akti i Komunës është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme