Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në fshatin Berevcë të Shtërpcës, ku një person është gjetur pa shenja jete,
Vktima është një qytetar i komunitetit serb, Slavisha Simiç, 58-vjeçar.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi viktima ishte gjetur pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë intervistuar dëshmitarët që isin të pranishëm.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.