Shtesat e policisë, Qalaj: Propozim skandaloz, një mashtrim i radhës i Qeverisë Kurti

Prishtinë | 27 Tet 2023 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka reaguar lidhur me propozimet për shtesat e policisë.

Qalaj këtë propozim e quan skandaloz dhe mashtrim të Qeverisë Kurti.

Ai thotë se me Qeverinë Kurti, shtesat për rrezikshmërinë janë shumë më të vogla se sa i kanë marrë nga qeverisjet e kaluara.

“Propozim skandaloz i Qeveris Kurti- Shtesat për rrezikshmërine shumë më të vogla se sa në të kaluarën! Paramendoni shtesat për rrezikshmëri për Policin patrullues nga 140 euro sa i kanë marrë në qeverisjet e kaluara tani 60 euro me propozimin e Qeveris Kurti pra 80 euro më pak. Shtesat për rrezikshmëri për Policët hetues nga 180 euro sa i kanë marrë në qeverisjet e kaluara tani 75 euro me propozimin e qeveris Kurti pra 105 euro ma pak”, ka shkruar Qalaj.


Të ngjashme