Konsumimi i suplementeve omega-3 ofron “pak ose fare” benefite kundër kancerit, kanë thënë ekspertët.
Konsumimi i shtesave të vajit të peshkut promovohet në gjithë botën si një ndikues pozitiv në shumë aspekte shëndetësore.
Këto shtesa thuhet se ulin rrezikun për sulme në tru, por edhe rrezikun për kancer e demencë.
Por hulumtuesit në “University of Anglia” (UEA) kanë gjetur se konsumimi i përditshëm i tyre nuk ka ndikim në shëndetin e njeriut.
Hulumtimi bazohet në shtesa, më shumë se në omega-3 që merret nga ngrënia e peshkut, për të cilën ekspertët thonë se është e mirë për zemër.
Më shumë se 100 mijë persona ishin zgjedhur për të konsumuar omega-3 në formë të suplementeve ose t’i përmbahen ushqimit të zakonshëm, për të paktën një vit.
Hulumtuesit kanë gjetur se nëse 1000 persona kanë marrë suplemente për gati katër vjet, efektet në shëndetin e tyre, qoftë pozitive, qoftë negative, ishin minimale në rastin më të mirë.
Tregu global i shtesave për omega-3 vlerësohej rreth 33 miliardë dollarë më 2018, sipas “NHS”, transmeton Koha.net.
Lee Hoper nga Shkolla Mjekësore e UEA-së në Norwich, ka thënë se studimi shton prova që suplementet e omega-3 po dështojnë të sigurojnë përfitimet për të cilat reklamohen.
Më shumë se 80 studime më 2019 s’kishin gjetur asnjë provë se omega-3 sjell përfitime për ata që luftojnë diabetin, tipi 2.
Ekspertët thonë se njerëzit duhet të hanë dy porcione të peshkut në javë, për të marrë mjaftueshëm të mira