Shtesat prej 60 eurove, stafi mjekësor mblidhet nesër për t’u koordinuar për masat që do t’i marrin

Prishtinë | 26 Gus 2021 | 20:26 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës u ka ndihmuar punëtorëve shëndetësorë me pagë shtesë prej 10% të pagës së rregullt bruto, jo më pak se 60 euro, për muajt gusht, shtator dhe tetor të vitit 2021.

Në lidhje me këtë pati reagime të shumta të stafit mjekësor, e madje disa prej tyre edhe i refuzuan, duke i quajtur si ‘ofendim’ dhe ‘lëmoshë’.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka ftuar në takim Odën e Infermierëve të Kosovës, Odën e Mjekëve, FSSHK, Shoqatën e Mamive, Shoqatën e Infermierëve të Psikiatrisë dhe Shoqatën e Infermierëve të Neurologjisë.

Ky takim do të mbahet për t’u koordinuar për aktivitetet dhe masat sindikale në kundërshtim të këtij veprimi.

Kështu është bërë e ditur në një postim në Facebook të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës konsideron që me këtë vendim është fyer rëndë dinjiteti i profesionistëve shëndetësor si dhe është minimizuar kontributi, puna, angazhimi dhe sakrifica që komuntetet respektive tani e 18 muaj po e japin në vazhdimësi”.

Të ngjashme