Shtetas i huaj humb jetën në Veternik pasi bie nga lartësia gjatë punës

Prishtinë | 28 Mar 2025 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Një punëtor rreth 50 vjeç ka humbur jetën sot në lagjen Veternik të Prishtinës, pasi ka rënë nga një lartësi gjatë punës në një objekt ndërtimi.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Ekonomia Online se rasti është raportuar rreth orës 11:00, ndërsa ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes. Viktima është shtetas i huaj.

“Policia, në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes,”.

Hetimet do të zbardhin nëse janë respektuar kushtet e sigurisë në vendin e punës dhe nëse ka pasur shkelje që mund të kenë ndikuar në tragjedinë e sotme.

Të ngjashme