Shtetases nga Shqipëria i vidhen bizhuteri e stoli ari në banesë

Prishtinë | 07 Pri 2026 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Një shtetase e Shqipërisë ka raportuar në Policinë e Kosovës se hajnat kanë hyrë në banesën e saj në Fushë Kosovë.

Sipas raportit policor, asaj i janë vjedhur bizhuteri e stoli ari.

Ndërsa, rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë:

Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë  06.04.2026 – NN. Viktima femër shtetase e Shqipërisë, ka raportuar se në banesën e saj është kryer vjedhje. Sipas viktimës nga banesa i ishin vjedhur bizhuteri, stoli ari dhe një palë syza. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Të ngjashme