Një shtetas i huaj në Fushë Kosovë ka raportuar të martën se në gushtin e 2023-ës është zhdukur familjari i tij, dhe që nga ajo kohë nuk di gjë për të.
Për këtë, policia njofton të kenë nisur hetimet.
“Fushë Kosovë / 08.08.2023 – NN. Me 10.02.2026 ankuesi mashkull shtetas i huaj ka raportuar se nuk dihet vendndodhja e familjarit të tij, mashkull shtetas i huaj. Lidhur me rastin janë duke u marrë njësitë relevante policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh.