Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se do të fillojë pranimin e refugjatëve nga shumica e vendeve, pas një ndalese prej 120 ditësh.
Por sipas zyrtarëve amerikanë, SHBA-ja do të vendosë sanksione të reja për refugjatët që vijnë nga Irani dhe 10 vende tjera, aty ku qeveria vlerëson se siguria po rrezikohet.
Derisa administrata e Trump-it e ka hedhur poshtë ndalesën për refugjatët, kjo është zëvendësuar me një urdhër të ri ekzekutiv, që sipas agjencive të refugjatëve, e vështirëson qasjen e gjysmës së refugjatëve që tashmë kërkojnë strehim në SHBA.
“Siguria e popullit amerikan është prioriteti ynë më i madh”, ka thënë Jennifer Higgins, nga Shërbimi amerikan për nënshtetësi dhe imigracion.