Propozimi i Komisionit Evropian për të mbështetur Ukrainën me 50 miliardë euro kredi dhe grante gjatë katër viteve të ardhshme nuk është kundërshtuar nga askush.
Komisioneri Evropian i Buxhetit, Johannes Hahn diskutoi sot planet gjatë një konference për shtyp, shkruan Sky Neës, transmeton Klankosova.tv.
“Puna kryesore është mbështetja për Ukrainën. Kjo nuk kontestohet nga askush”, është shprehur ai.