Shtetet me më së shumti rezerva të arit – Shqipëria e nëntëdhjeteteta

Prishtinë | 07 Maj 2017 | 09:41 | Nga

Në mesin e shteteve më të pasura me ari janë Italia, Franca, Kina, Rusia, Zvicra, Japonia dhe Holanda

“World Gold Council” apo Këshilli Botëror për Ar ka publikuar listën me shtetet me rezerva më të mëdha të arit në botë.

Sipas kësaj renditje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë në vendin e parë me 8.133,5 tonë ari, kurse në vendin e dytë është Gjermania, bëjnë të ditura mediat shqiptare.

Gjithnjë sipas kësaj liste, në mesin e shteteve më të pasura janë edhe Italia, Franca, Kina, Rusia, Zvicra, Japonia dhe Holanda, përcjell Albinfo.ch.

Ndërkohë, Shqipëria gjendet në vendin e 98-të me 1.6 tonë. E 63-ta është Serbia, kurse Maqedonia është e 77-ta, Bosnja e Hercegovina ndodhet në vendin e 91-të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme