Shteti e dënon 2 mijë euro për lejimin e duhanit në terracë, reagon pronari i kafeterisë në Prishtinë

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 22:24 | Nga Ekonomia Online

Masat e reja anti-COVID të vëna nga qeveria Kurti ua ka vështirësuar tej mase punën gastronomëve të cilët po detyrohen të punojnë vetëm në hapësira të jashtme.

E shumë nga këto locale gjatë këtyre katër ditëve janë dënuar me shuma të larta për mos respektim të masave anti-COVID.

Njëri nga ta, Shpat Hashani, pronar i kafeterisë së njohur në Prishtinë “Babel” me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se sot është dënuar me 2 mijë euro për shkak të Ligjit të Duhanit.

“Sjeni normal, me masat e marra, knej kishe po na leni me punu nterrasa kty vjen denon 2000€ per terras qe ki punu me distance po kishe ligji i duhanit spo bojka”, ka shkruar ai.

Ai është shprehur i zhgënjyer me udhëheqjen e re shtetërore.

Postimi i plotë i Hashanit:

Shtet Muti.

Qeveri muti

Te flliqt

Gjoba 2000€ – i doket si 2€

Sjeni normal, me masat e marra, knej kishe po na leni me punu nterrasa kty vjen denon 2000€ per terras qe ki punu me distance po kishe ligji i duhanit spo bojka.

Marre more duhet me ju ardhe. Jeni paraqit nersy popullit kishe jeni tmire e sjeni si kta tjert po e keni bo berrlloge

Ma mire u desht me na mbylle krejte edhe na ju kemi kete ide nuk e keni pranu tash merrni vendime me na denu e me na detyru me mbylle vet edhe ata vetem me biznese te caktume e individuale e jo ne pergjithesi.

Ju ka dal situata prej kontrolles per keq menaxhim e tash spo dini as cka jeni tu bo. Pse nuk i nalshit diasporen e nuk i kontrollojshit se keni interes prej tyne per vota.

Ni minister qe thote ma mire 5000 veta ne shesh duq njo mi njo se sa ne kafiq nterras dmth tkallxon shume per ni ekspert te shendetesise

Turp.

Të ngjashme