Foshnjat e lindura në vendin e Mesdheut kanë shanse për të pasur një jetë të shëndetshme dhe kur vjen puna për të jetuar më gjatë, Italia është vendi i parë në botë.
Italia renditet si vendi më i shëndetshëm në Tokë, sipas Indeksit Global të Shëndetit, publikuar nga “Bloombergut”, ku shteti del në krye të listës nga 163 vendet e listuara. Një fëmijë i lindur në Itali mund të jetojë për të qenë një 80-të vjeçar, raporton “Koha Jonë”. Por 2 800 milje në jug në Sierra Leone, mesatarja e jetëgjatësisë shkon në 52 vjeç. Mosha mesatare e jetëgjatësisë në Itali, shkon afërsisht tek të 80-tat.
Edhe se Italia është ndër vendet më të zhvilluara, rritja ka stagnuar për dekada, pothuajse 40 përqind e të rinjve janë pa punë dhe ka një nga ngarkesat më të larta të borxhit në botë në krahasim me madhësinë e ekonomisë së saj.
Megjithatë, italianët janë në formë më të mirë se: amerikanët, kanadezët dhe britanikët, ku të gjithë vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli dhe shëndeti i keq mendor.
Italia gjithashtu ka “një teprim të mjekëve”, tha Tom Kenyon, një mjek dhe CEO i organizatës globale të ndihmës Project Hope.
Jeta e shëndetshme, është falë një diete të pasur me perime të thara dhe me vaj ulliri ekstra të virgjër. Adam Drewnowski, drejtor i Qendrës për Shëndetin Publik të Ushqyerjes në Universitetin e Uashingtonit, ka shkruar për rëndësinë e konsumatorëve që kanë qasje në prodhime të freskëta, fruta, mish dhe peshk.
Çdo vend në indeks u vlerësua bazuar në variabla të tillë si; jetëgjatësia e jetës, shkaqet e vdekjes dhe rreziqet shëndetësore duke filluar nga presioni i lartë i gjakut dhe përdorimi i duhanit deri te kequshqyerja dhe disponueshmëria e ujit të pastër.
Islanda, Zvicra, Singapori dhe Australia kanë rrumbullakuar pesë vendet më të shëndetshme në indeks. Bota e zhvilluar nuk është pa rreziqet e saj si mbipesha. ShBA-ja në vendin e 34-ërt me një shkallë shëndetësore prej 73.05 në 100.
Shtetet më të varfra janë: Luiziana, Misisipi, Alabama dhe Virxhinia Perëndimore.