Shteti i përkohshëm i shoqërisë që s’ekziston

Prishtinë | 30 Gus 2023 | 19:16 | Nga Rrahman Paçarizi

Librat problem, leximi problem, lavdërohemi se sa prindër kanë aplikuar për rimbursim…

Një ish-luftëtar e përmend vrasjen e kryeministrit, ma moti qe përmendë vrasja e një presidenti…

Presidentja e kërcënon BE-ne me ndërprerje dialogu nëse pezullohet liberalizimi i vizave…

Dikush do me iu bashku Shqipërisë, dikush tjetër Serbisë, dikush do me marre Maqedoninë e dikush tjetër…

Na nuk jemi shoqëri, sepse shoqëritë kanë synime – e dinë çka duan. Na duam gjithçka që s’do tjetri dhe s’duam asgjë që do tjetri. Na jemi shoqëri armiqsh, na jemi frikacakë dhe solidarizohemi veç kur na rrokë tuta.

Na nuk jemi shoqëri moderne, se te voglin e shtypim e t’madhit ia lajme kembet e ia pijme ujin.

Na nuk jemi shoqëri se s’dimë kah kemi me ia mbajte.

Madje s’dijme as kah duam me ia mbajte. Na jetojmë ne shtet te përkohshëm, si ne banese me qira, ku s’të jepet as një gozhdë me ngulë e lëre më me mirëmbajtë…

Prandaj kemi shume pasaporta – kemi nga një atdhe rezerve, se s’i besojmë këtij tonit…

Të ngjashme