Shteti nuk përkrah metodat e reja kirurgjike

Prishtinë | 12 Nën 2016 | 09:35 | Nga

Ministria e Shëndetësisë nuk ka shprehur ndonjë interesim për investime në metodat kirurgjike të ashtuquajtura minimal-invazive, të cilat tashmë po aplikohen në Kosovë nga Dr. Armend Sadiku dhe i cili është kthyer nga Gjermania.

Me këtë do të kursehej kohë, do të kursehej shëndeti i pacientëve, por edhe do të kursehej buxheti e do të pakësoheshin spitalet nga numri i madh i pacientëve.

Gjinekologu Armend Sadiku po aplikon metoda të reja të kirurgjisë minimal-invazive gjatë trajtimit të pacientëve të tij. Këto metoda ai shpjegon se kanë përparësi të mëdha në raport me metodat klasike të operacioneve.

Ai ka thënë për gazetën Zëri se 92,8 për qind e pacientëve të tij pas operacionit qëndrojnë në spital vetëm 4 deri në 6 orë.

Sadiku nuk ka lënë pa komentuar edhe procedurat e IVF-së të cilat kryhen në Kosovë. Sipas tij, shteti duhet të krijojë protokolle dhe mekanizma mbikëqyrës, pastaj të lejojë një procedurë mjekësore.

“Definitivisht ne si punëtorë shëndetësorë, çdonjëri mundohet të bëjë më të mirën për pacientin…”

armend-sadiku

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme