Shtien me armë në ajër gjatë dasmës, shoqërohet në polici

| 09 Gus 2020 | 12:06 | Nga

Gjatë ditës së djeshme në Prizren është raportuar se në një aheng familjar ka pasur të shtëna me armë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ku nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gas me katër fishekë me të cilën armë i dyshuari kishte shtënë në ajër.

I dyshuari pas intervistimit e urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme