Është raportuar se në shtëpinë e shëndetit në Shtime të hënën është dërguar pa shenja jete një person dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Bëhet e ditur se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe rasti vazhdon në procedurë hetimore.