Policia ka arrestuar në Shtime shtatë persona të cilët dyshohet se janë përleshur fizikisht në mes vete.
Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në Shtime, ku të dyshuarit fillimisht kishin pasur një mosmarrëveshje e cila më pas ka eskaluar në përleshje fizike.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.