Ministri arab i Energjisë, Khalid al-Falih, tha se vendi i tij së shpejti do të rriste prodhimin e naftës në 11 milionë fuçi në ditë nga 10.7 milionë që është tani. Ai shtoi se Rijadi kishte kapacitet për të rritur prodhimin në 12 milionë fuçi në ditë dhe aleati i Gjirit të vendeve të OPEC-ut, Emiratet e Bashkuara Arabe, mund të shtonte një shtesë prej 200 mijë fuçi në ditë.
Të hënën ministri iranian i Naftës, Bijan Zanganeh, tha se prodhimi i naftës iraniane nuk mund të zëvendësohet nga vende të tjera të prodhimit të naftës nëse Teherani goditet nga sanksionet nga Shtetet e Bashkuara në muajin nëntor. Ai tha gjithashtu se Arabia Saudite dhe prodhimi i Rusisë janë afër nivelit të tyre më të lartë ndonjëherë dhe nuk kanë kapacitet rezervë për të pompuar më shumë për të zëvendësuar naftën e Iranit.
Uashingtoni po i shtyn aleatët të ulin importet e naftës iraniane në zero dhe do të vendosin një raund të ri sanksionesh mbi shitjet e naftës iraniane në muajin nëntor. Sanksionet e Shteteve të Bashkuara mbi sektorin e naftës të Iranit fillojnë më 4 nëntor dhe analistët besojnë se furnizimi prej 1.5 milion fuçi në ditë mund të jetë në rrezik.
Aktualisht nafta e papërpunuar po tregtohet me 69.27 dollarë për fuçi.