Shtiu me armë dhe e gjuajti atë nga vetura, i dyshuari dërgohet në paraburgim

Prishtinë | 22 Dhj 2024 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar dje në Veternik nën dyshimin se ka shtënë me armë derisa ishte duke vozitur e më pas e ka hedhur armën nga vetura dhe është larguar, raporton Ekonomia Online.

Sipas njoftimit nga Policia i dyshuari nuk është intervistuar për shkak se kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“PËRDORIM I ARMËS & ARMËMBAJTJE PA LEJE- Veternik, Prishtinë / 21.12.2024 – 19:19.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke lëvizur me veturë kishte shtënë me armë zjarri disa herë në ajër dhe më pas në largim e sipër nga ai vend e kishte hedhur armën nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjete dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut. I dyshuari nuk është intervistuar për shkak se kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.

Të ngjashme