Kina ka shtuar forcat ushtarake në Hong Kong, nga frika e protestave të paralajmëruara për fundjavë, që zhvillohen kundër qeverisë në pushtet.
Të mobilizuara janë si njësitet këmbësore, ashtu edhe ajrore dhe detare, ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes kanë kryer disa ushtrime, të cilat Pekini zyrtar i ka quajtur ushtrime rutinë dhe jo përgatitore.
Angazhimi i ushtrisë, po konsiderohet i domosdoshëm, meqenëse në protestat e fundit, policia nuk ka mundur t’i mbante nën kontroll protestuesit që hodhën gurë dhe sprei në drejtim të policëve.
Gjatë dy ditëve sa zgjati protesta, janë arrestuar mbi 80 protestues dhe është përdorur makina që hedhë vrushkuj uji, mirëpo ishte e pamundur të shpërndaheshin protestuesit.