Shtohen rastet me kancer të zorrës te të rinjtë, nuk dihen arsyet

Prishtinë | 09 Gus 2017 | 15:50 | Nga

Një raport i ri rreth kancerit kolorektal ka zbuluar një trend të pashpjeguar: Janë shtruar rastet e vdekjes nga kanceri tek njerëzit e racës së bardhë nën moshën 55 vjeç dhe janë ulur tek afrikano-amerikanët në të njëjtën grupmoshë.

“Është për t’u habitur nga fakti që rritja është përqendruar vetëm tek raca e bardhë”, thotë autorja kryesore e studimit, Rebecca Siegel, drejtuese e shërbimeve të mbikëqyrjes së informacioneve tek Shoqata Amerikane e Kancerit.

Raporti i Shoqatës së Kancerit përfshin vitet 1970-2014. Në raport cilësohet fakti se si ka ndryshuar shkalla e vdekshmërisë nga kanceri kolorektal tek njerzit e grupmoshës 20-54 vjeç, të cilët historikisht kanë qenë më pak të rrezikuar nga kanceri krahasuar me personat e një moshe pak më të madhe.

Në vitin 1970, 6.3 nga 100 mijë njerëz nën moshën 55 vjeç vdisnin nga kjo sëmundje. Kjo normë nga ka rënë në 3.9 deri në vitin 2004. Pas kësaj periudhe nisi edhe shtimi i rasteve me kancer tek njerëzit e bardhë. Gjatë 10 viteve të fundit, ky numër është rritur nga 3.6 në 4.1 nga 100 mijë njerëz.

Ndërsa për të rinjtë afrikano-amerikan është histori krejt tjetër. Norma e tyre e vdekjes vazhdon të mbetet më e lartë se të bardhët, megjithatë ka rënë gradualisht me kalimin e viteve, nga 8.1 për 100 mijë banorë në vitin 1970 në 6.3 në vitin 2014.

Të ngjashme