Brenda një harku kohor prej treditësh, dy persona në zonat e thella të Kukësit kanë rënë preh e sulmeve nga kafshët e egra, konkretisht arinjve.
Rasti më i fundit është i një 73-vjeçari nga Njësia Administrative Kalis, i cili sapo ka shkuar për të vaditur tokën është sulmuar nga ariu.
Djali i tij, Sulltan Bodini, rrëfen për Channel One ngjarjen dhe i bën apel institucioneve që të ndërhyjnë, pasi kafshët e egra po rrezikojnë jetën e tyre.
Pacienti ka përfunduar në spitalin e Traumës, ku mjekët thonë se si pasojë e sulmit, 73-vjeçari ka humbur njërin sy, ndërkohë që pasoja të rënda ka edhe në pjesën e kokës dhe fytyrës.
Banorët i bëjnë apel institucioneve që të ndërhyjnë për rrezikun që iu kanoset, pasi me moratoriumin e gjuetisë ata nuk mund ti vrasin kafshë të tilla.