Përdorimi i rrjeteve sociale është bërë përditshmëri e njerëzve në ditët e sotme. Policia kishte punë edhe me hakerët.
Një 21-vjeçar në Prishtinë është arrestuar pas dyshimeve që ka hakuar disa rrjete sociale.
E raste të tilla, sipas njohësve të sigurisë kibernetike janë në rritje.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, njohësit e sigurisë kibernetike thonë se këto raste janë rritje.
Por, çdo ditë e më shumë, sulmet ndaj tyre po rriten për qëllime të ndryshme..
Një rast i ngjashëm, ka ndodhur të martën, ku një person është arrestuar, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Hyrje në sistem kompjuterik dhe Ngacmim”.
Këtë e bëri të ditur, Policia e Kosovës në një komunikatë për media, ku pos tjerash tregojnë edhe veprimet e ndërmarra nga i dyshuari.
I njëjti, pasi që kishte arritur t’i marr në posedim disa llogari të disa personave, me anë të disa linqeve ka shpërndarë viruse kompjuterike, e me ato viruse ka hakuar disa llogari të tjera.
E pasi që i kishte marrë të dhënat e viktimave, i njëjti i ka ndërruar ato e me pas i ka përdorur të dhënat e tyre për shantazhe të ndryshme.
Të dyshuarit B.TH, i lindur më 1999, i janë sekuestruar një kompjuter llaptop, dy telefona mobil, një USB memorje, si prova të krimit.
Ndërkohë, njohësit e teknologjisë informative, tregojnë që këto sulme po ndodhin vazhdimisht, e kapacitetet e vendit tonë për t’i zbuluar këto sulme janë të vogla.
Sipas Mentor Hoxhajt, nuk duhet të drejtohet gishti nga Policia e Kosovës, pasi që kapacitetet e tyre janë të kufizuara.
E Policia e Kosovës në një përgjigje për televizionin, ka thënë që ka kapacitete dhe trajnime për t’i trajtuar secilin rast përfshirë edhe rastet e sulmeve kibernetike.
Ndërsa vetëm në vitin e kaluar janë iniciuar 149 raste për ‘hyrje në sistemet kompjuterike’, ndërkohë, në këtë periudhë të këtij viti janë gjithësej 120 raste të tilla.