Shtohet përdorimi i syzeve për shkak të teknologjisë dhe cilësisë së keqe të ushqimit

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Ekspertët thonë se deri në vitin 2050, pra pas gati 30 vjetësh, gjysma e popullsisë do të mbajë syze.

Mjekët thonë se gjithnjë e më shumë njerëzit janë përqendruar në teknologjinë dhe mungon fizkultura e syrit.

“Jeta në metropol, nëpër hapësira të vogla, përqendrimi për orë të tëra në kompjuterë, iPad, celularë etj, janë shkaktarët kryesorë”, tha Alketa Tandili Ajazi, Okuliste, raporton topchannel.

Mënyra e të ushqyerit ndikon gjithashtu në cilësinë e shikimit. Mjekët rekomandojnë ushqime si peshk, qepë, spinaq, brokoli e fruta të thata që ndihmojnë të parët.

“Është shtuar numri i njerëzve që përdorin syze që në moshë të vogël”, tha Ajazi.

Dikur njerëzit mundoheshin t’i fshihnin problemet me sytë.

“Më para ishte turp, njerëzit të etiketonin si ‘qorr’, kishin komplekse, ndërsa sot i mbajnë edhe për modë. Ka fejesa që janë prishur për këtë shkak”, thonë qytetarët.

“Ka çifte nga zonat rurale kryesisht që vendosin për vazhdimësinë e bashkëjetesës nga ajo çka do të rezultojë nga vizita. Mbajtja e syzeve nuk është turp, por zgjidhje për një shikim cilësor”, tha okulistja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme