Shtrëngatë e fuqishme, shi dhe bubullimë në Velipojë, pushuesit i kap paniku

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Një shtrëngatë e fuqishme e shoqëruar me erëra të forta, shi dhe bubullima, ka përfshirë mbrëmë Velipojën, raporton Ekonomia Online.

Shtrëngata që ka filluar rreth orës 23:50 minuta ka zgjatur rreth 1 orë, duke shkaktuar panik tek pushuesit.

Si pasojë e erërave të fuqishme është ndërprerë energjia elektrike, ndërsa janë rrëzuar edhe lisa dhe pemë duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Banorë të këtushëm thonë për Ekonomia Online se një shtrëngatë e tillë nuk mbahet mend në 5 dekadat e fundit.

Mot i vranët me reshje dhe erëra po mbretëron edhe gjatë ditës së sotme. Plazhet tashmë janë gjysmë të zbrasura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme