Shtrëngimi i rrallë i duarve mes Kurtit dhe Ramës në homazhet për Fatos Nanon

Prishtinë | 02 Nën 2025 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë po mbahen homazhe në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano i cili vdiq dy ditë më parë në moshën 73-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Në homazhe po marrin pjesë edhe dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, të cilët si rrallëherë janë parë duke i shtrënguar dorën njëri-tjetrit.

Në homazhe po marrin pjesë figura të njohura të politikës.Qeveria shqiptare të dielën e 2 nëntorit e ka shpallur ditë zie.

Të ngjashme