Masa të reja ligjore janë ndërmarrë për parandalimin e fshehjes së financave të partive politike, shkruan sot Koha Ditore.
Nëse ndryshimet në Ligjin për financimin e subjekteve politike hyjnë në fuqi, partitë politike do të obligohen që të publikojnë çdo donacion që ato marrin, përderisa të njëjtat do t’i nënshtrohen “llupës” së auditorëve të pavarur.
Dokumenti që tashmë është përgatitur nga Zyra e kryeministrit i obligon subjektet politike që të regjistrojnë çdo donacion, përderisa sanksionon donacionet anonime dhe ato me para të gatshme, e që mbërrijnë shifrën prej 50 apo më shumë eurosh.