Shtrenjtimi i rrymës do ta rëndojë edhe më shumë gjendjen sociale, ka efekt domino

Prishtinë | 30 Jan 2022 | 14:01 | Nga Arianit Koci

Brezovica plot, Prevalla plot, Rugova plot, Albi plot.

Restoranet dhe kafenetë në Prishtinë, poashtu plot.

Daljet kushtojnë.

Në anën tjetër, sot shkova me e furnizu shtëpinë për krejt javën. Jetojmë vetëm ne dy: une e gruaja!

Shtrenjtë! Shumë shtrenjtë!

Sa herë e paguaj faturën, më kujtohën skamnorët.
Afër skamnorëve, janë ajo që duhet të jetë klasa e mesme. Por te ne, klasa e mesme nuk është e mesme.
Jetojnë prej muajit në muaj – menxi!

Gjendje e rëndë sociale, për besë.

E nëse kësaj ia shtojmë shtrenjtimin e rrymës, gjendja do të jetë tepër e rëndë.
Për më tepër, rryma më e shtrenjtë, e krijon domino efektin: krejt mallrat shtrenjtohen.

E kuptoj që rryma është mall dhe duhet paguar me vlerën e tregut.

Pa diskutim!

Por, duhet gjetur mënyrën se si të ndihmohen familjet me të hyra të vogla.
E asi familja janë shumë në Kosovë!
Tepër!

E të tjerët, mos të ankohen. Le të dalin më pak!

P.s.
Tarifat e propozuara, janë të pakapshme për shumicën e popullatës kosovare. Sidomos, për ata që nuk e kanë ngrohjen e qytetit, si një pjesë e Prishtinës.

Të ngjashme