Muhamet Farizi, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës vlerëson se i çmimi i bukës në vend po qëndron stabil, falë numrit të mullinjve aktiv.
“Nuk duhet frikësuar sepse nuk do të ketë shtrenjtim ngase ka konkurrencë të mullisët dhe furrtarët. Ka rezerva shtetërore, por nuk duhet ngutur kur nuk ka krizë për bukë. E kam përcjell ecurinë e shtrenjtimit, buka masive 400 gramë – 450 gramë rrallë ku është shtrenjtuar, diku nga 30 cent është bërë 40 cent”, është shprehur Farizi në Portofol në Klan Kosova FM.
Ai ka thënë se çmimi i rritur i energjisë elektrike do të ketë ndikim në të ardhmen
“Shtrenjtimi i rrymës elektrike do të reflektojë në shtrenjtim të miellit, ngase mullinjtë shpenzojnë rrymën dhe kostoja është e implikuar në llogaritje. Elementi i parë të mullinjtë është lënda e parë, pastaj energjia”.
Farizi më tej ka thënë se të korrurat e verës së këtij viti, pavarësisht sasisë së grurit që do jetë nuk do të ndikojë as në rënie as në ngritje të çmimit të bukës.
“Gjithçka varet se si do të ecin gjërat në nivel botëror”.