Ekonomia Online
FUNDIT

Shtrenjtimi i rrymës, PDK kërkon nga Qeveria të kthehet në pikën zero raporti i ZRRE-së

Shtrenjtimi i rrymës, PDK kërkon nga Qeveria të kthehet në pikën zero raporti i ZRRE-së

Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, për menaxhimin e krizës energjetike në vend, raporton Ekonomia Online. Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, në foltoren e Kuvendit, ka thënë se Qeveria duhet ta kthejë në pikën 0 raportin e ZRRE-së, për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike. “Si grup parlamentar i PDK-së, kërkojmë nga […]

Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, për menaxhimin e krizës energjetike në vend, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, në foltoren e Kuvendit, ka thënë se Qeveria duhet ta kthejë në pikën 0 raportin e ZRRE-së, për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike.

“Si grup parlamentar i PDK-së, kërkojmë nga qeveria ta kthejë në pikën 0 raportin e ZRRE-së. Në emër të PDK-së, ngritëm shqetësimin për situatën e jashtëzakonshme, emergjente, lidhur me situatën energjetike në vend dhe keqmenaxhimin e saj nga qeveria aktuale. PDK me shqetësim po e përcjell situatën, ne jemi të vetëdijshëm për krizën energjetike, kemi ngritur zërin brenda dhe jashtë Kuvendit me kohë. Kjo ngritje e energjisë do të kontribuoj edhe në rritjen e inflacionit ashtu të lartë në këtë moment dhe ky zinxhirit të çmimeve. Edhe këtë vit Qeveria nuk parasheh rritjen e pagave për shërbyesit civil. Nuk është paraparë edhe ngritja e pagës minimale. Në këtë gjendje të rëndë, raporti i ZRRE-së është pasqyra më reale e qeverisë aktuale”, theksoi ai.

Më tej, Shala ka pohuar se si PDK janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim me Qeverinë, por që nga ana e Qeverisë nuk ka pasur interesim.

Të ngjashme