Shtrenjtohen kreditë bankare në Kosovë

Prishtinë | 03 Kor 2023 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Bankat komerciale në Kosovë kanë shtrenjtuar kreditë për klientët. Sipas raportit të sistemit financiar për muajin maj 2023, të përgatitur nga Banka Qendrore e Kosovës, norma mesatare e interesit në kredi ka arritur në 6.5%, krahas 6.3 % sa ka qenë në muajin prill 2023.

Përderisa norma mesatare e interesit në kreditë dhe lizingjet që jepen nga institucionet mikrofinanciare arrinë në 19.1%, raporton Front Online.

Përndryshe, vetëm në pesë mujorin e parë të këtij viti nga shtrenjtimi i kredive dhe shërbimeve, bankat komerciale në Kosovë kanë arritur fitim të pastër prej rreth 66 milionë euro.

Të ngjashme