Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Ndërtimit (IKN) për tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2017.
Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) në TM3 2017 u ngrit për 0.6%, krahasuar me TM2 2017. Ngritjet më të madhe ishin te kategoritë: materiale (1.1%), ku ngritja u vërejt me shumë të nën-kategoritë: materialet hidro-sanitare (5.2%) dhe materialet ndërtimore (0.9%).
Ngritja u neutralizua me rënien e kostos te kategoritë: makineria (-2.8%); energjia (-2.3%) dhe kostot e tjera (-0.1%).
Ndërkaq, krahasuar me TM3 2017 me TM3 2016, Indeksi i Kostos së Ndërtimit kishte ngritje në një mesatare prej 2.3%. Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt të kategoritë: transport (16.7%); materialet (2.7%) dhe kostot e tjera (1.7%).
Ngritja u neutralizua me rënien e kostos te: makineria (-2.1 %) dhe energjisë (-0.5%).